Intervistat/ Penalltia e kërkuar nga Skënderbeu? Cungu: Po çuditem! Nuk më bëni pyetje të tilla

Në ditën e sotme janë mbyllur ndeshjet e javës së 20 të Superiores, atje ku Bylisi dhe Vllaznia janë ndarë në barazimin 2-2, ndërsa Laçi ka fituar me shifrat 1-0 ndaj Skënderbeut. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve të këtyre takimeve për “Supersport”:

Jonuz (Vllaznia): “Nuk ka qenë penallti ai rasti i fundit. Unë i kam thënë Goxhës që të qetësohet dhe të vazhdojë lojën. Disa herë kam bërë edhe unë reagime negative, por ky është futbolli. E rëndësishme që ekipet kanë luajtur mirë, dhanë gjithçka në fushë. Bylisi është një skuadër shumë e mirë dhe kjo pikë ishte e rëndësishme”.

Cungu (Laçi): “Kemi qenë të pafat pasi kemi pasur shumë viroza dhe dëmtime në skuadër. Të mungojnë 3-4 lojtarë është vërtet shumë për Laçin. Skënderbeu po mbrohej me shumë forca mbrapa, nuk kishte hapësira në fushë dhe ne po humbisnim durimin. Kjo e favorizonte tepër kundërshtarin për të na vendosur në vështirësi. Nuabueze? Të gjithë kanë momentet e tyre, njëherë do të shënojë dhe më pas jo. E rëndësishme është që po kontribon për ne. Dyshimi për penallti te Skënderbeu dhe një gabim i arbitrit? Çudi e madhe sepse kur na marrin penallti të paqena dhe na bëjnë gola me pozicion jashtë loje në Laç nuk më bëni pyetje për arbitrin. Por duhet të shohim sërish pamjet për të qenë më të saktë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online