Ka përfunduar edhe java e 33-të e Kategorisë Superore. Mbrëmjen e sotme janë luajtur dy takimet e fundit. Kukësi triumfoi lehtësisht ndaj Teutës me shfrat 3-0. Tre pikët do të merrnin e lojtarët e Dajës, por në të kundërt nga verilindorët Skënderbeu duhet të priste minutën e 90-të për të festuar ndeshjen e fituar me shifrat 2-1 kundër Vllaznisë. Pas përfundimit të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.
Edi Martini (Teuta): “ U pa qartë loja. Kukësi e meritoi tërësisht fitoren. Nuk luajtëm mirë në mënyrë absolute. Gjendja fizike nuk ka funksionuar, kishim humbur qetësinë dhe durimin. Ishte një ndeshje që nuk meritonim asgjë më tepër dhe shpresoj ta harrojmë shpejt. 3-0 të japësh 2 kartona të kuq dhe 5 të verdha, kur njeriu ka qejt të bëhet protagonist bëhet. Janë të lidhura këto me modelin e flokëve, me mënyrën e ecjes me arrogancën. Kampionati varen nga këto 2 javë. Është e treta herë. Na ka hequr penalltinë në Korcë, na ka dhënë penallti kundër në Shkodën dhe tani“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/