Kanë përfunduar pak minuta më parë edhe 3 ndeshjet e fundit të javës së tretë të Kategorisë Superiore. Mbi të gjitha ka spikatur përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës në “klasiken“ e Superiores, e cila është vendosur vetëm në frymën e fundit nga goli i Dungas. Në përfundimt të takimeve, vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport“.
Marku: “Ishte një fitore shumë e bukur. Me lojën që po bënim mendoja që do fitonim, por që të vinte në këtë mënyrë ishte shumë gëzim i madh. Ishte një moment kur topi mbeti në zonën e 16-shes dhe nuk u mendova fare, godita direkt. Ndjesia në krye të tabelës është shumë e mirë. Ecuria me 3 fitore radhazi është shumë për ne. Sot do festojmë, por nesër do përgatitemi për Teutën”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/