Festës së Vllaznisë i bashkohet edhe sponsori Xhaferi me Ademin, Marku zbulon shpërblimin për kuqeblutë

Vllaznia po e shfaq veten si ekipin e për t’u mundur në këtë fillim kampionati. Kuqeblutë nuk janë ndalur as këtë herë kundër kampionëve në fuqi të Superiores, duke mposhtur Tiranën me gol në sekondat e fundit të takimit, në një “klasike“ që dhuroi vetëm spektakël në fushë. Normalisht që pas një fitoreje të tillë festa ishte tërësisht legjitime për shkodranët, përveç 3 pikëve, do të marrin edhe një tjetër shpërblim për këtë triumf, atë financiar.

Diçka e të tillë e ka zbuluar vetë Marku në intervistën e dhënë për “Supersport“ pas përfundimit të takimit. Gazetari i “Supersport“ zbulon faktin se në dhomat e zhveshjes i janë bashkuar festës edhe spospori Xhaferi si dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Më tej pyetjes se nëse drejtuesit e Vllaznisë premtuan ndonjë shpërblim për ekipin, autori i dy golave në përballjen e sotme i përgjigjet me fjalët:

“Po, ishin të pranishëm në dhomën e zhveshjes dhe na premtuan një shpërblim. Më mirë të mos e themi shifrën, pasi ishte një shumë e madhe”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online