Intervistat/ “I thoja Zotit mos dëgjo Egbonë“, Martini tregon frikën e finales: Kur isha pesimist më jepnin djemtë kurajo

Ka përfunduar finalja e Kupës së Shqipërisë në “Air Albania”. Tempulli i Tiranës ra mbrëmjen e sotme, teksa Teuta i ka shkaktuar humbjen e parë në këtë stadium. Një gol që në minutën e 2-të do të hapte sfidën, ndërsa ai në minutën e 79-të mbylli gjithçka. Festa i ka takuar e gjitha klubit durrsak, që në fund ka ngritur trofeun lart. Në fund protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.

Edi Martini (Teuta): “Kjo është pjesë e gjithë atyre mundimeve që kemi hequr gjatë gjithë kohës. Na e shpërbleu Zoti, më shumë djemve dhe gjithë qytetit të Durrësit. Jam gjithmonë kështu, edhe në stërvitje kështu. Kemi lojtarë 12-20 vjec, kështu që po nuk fole ngarkesa është e madhe.

Të them të drejtën kisha frikë, kisha shumë frikë. Lutesha dhe i thoja Zotit mos e dëgjo Egbonë. Kur më shihnin pesimist djemtë më jepnin kurajo, kur ishin ata pesimist isha unë që i jepja atyre kurajo. Në fillim nuk e njihnim mirë njëri-tjetrin. Periudha e pandemisë na ndihmoi të njiheshim më mirë dhe që atëherë kam pasur shumë besim. Cikël fitues? Varet si do veprojë klubi në merkato, si do organizohëmi. Unë do kisha dëshirë të vazhdonte i gjithë grupi, por Kallaku është larguar. Ai ëshët një pjesë e rëndësishme e skuadrës. Me 3-5 përforcime konkurojmë deri në fund me Tiranën, Kukësin.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *