Intervistat/ “Goli i Karabecit? I ka specialitet këto gjuajtje“, Martini i bindur: Edhe sezonin e shkuar u rritëm gradualisht

Teuta-Skënderbeu nis fazën e tretë të Kategorisë Superiore. Bregdetarët janë kthyer përsëri te fitorja, teksa kanë mposhtur juglindorët me shifrat 2-0. Ishte pikërisht një gol i Emiliano Vilës dhe një rrjetë e tundur në ekstreme e Erando Karabecit që mjaftuan për t’i siguruar Teutës 3 pikët. Në përfundim të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Gol pas Goli“ në “Supersport“.

Martini (Teuta): “Pjesa e parë ishte një nga ndeshjet më të mira që kemi bërë. Megjithatë duhet të vrasim ndeshjen më shpejt. Erando (Karabeci) dihet, këto goditje i ka specialitetin e tij. Dëshira ime është ta bënte më parë. Është një profesionist. Në pjesën e dytë kundërshtari sulmoi më shimë dhe u futëm në panik. Kjo vjen edhe nga presioni i pikëve. Kjo ndeshje ishte shumë më lart se ajo e Fierit. Loja është një pjesë dhe pikët janë një pjesë tjetër. Megjithatë komplimentoj lojtarët për ndeshjen që kanë bërë. Edhe sezonin e vjetshëm ne kemi ardhur në rritje nga momenti në moment. Prandaj unë jam i bindur që ky ekip ka potencial.“.

Memelli (Skënderbeu): “Te skuadra e Teutës i vetmi lojtar që ka klas dhe krijon raste shënimi është Dejvi Bregu. Zona e 16-shes ishte fatale për ne. Në pjesën e dytë ndërruam sistem. Shtuam manovrën sulmuese. U treguam të kujdesshëm. Patëm rastet tonë me Marën. Raportet e të dy pjesëve ishin e para për Teutën dhe e dyta për ne. Lojtarët po ngrihen edhe psikologjikisht. Ajo që më shqetëson mua është pjesa e mbrojtjes. Shumë pak alternativa për të plotësuar. Ajo që na jep shpresë janë 45 minutat e dyta ditën e sotme, që ishte e jashtëzakonshme.“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online