Intervistat/ “Firmos që sot”, Bregu lë mënjanë egon: Le të shënojnë më shumë Krasniqi dhe Vila, vetëm të dalim kampion

Teuta-Skënderbeu nis fazën e tretë të Kategorisë Superiore. Bregdetarët janë kthyer përsëri te fitorja, teksa kanë mposhtur juglindorët me shifrat 2-0. Ishte pikërisht një gol i Emiliano Vilës dhe një rrjetë e tundur në ekstreme e Erando Karabecit që mjaftuan për t’i siguruar Teutës 3 pikët. Në përfundim të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Gol pas Goli“ në “Supersport“.

Bregu (Teuta): “Nuk ndjej presion, sepse në fund të fundit ajo që di të bëj më mirë është të luaj futboll. Unë kudo që kam qenë futboll kam luajtur. Siç kam luajtur atje, ashtu do të luaj edhe këtu. Sot nuk ishte një rival i lehtë, sepse Skënderbeu di të luajë futboll shumë mirë. Mbrojtja jonë është më e mira e kampionatit dhe shpresoj të jetë deri në fund më e mira. Në mendimin tim, ne sulmuesit konsumohemi shumë duke u kthyer mbrapa. Po të luajmë si kemi luajtur sot ne 3-shja para sulmit, nga ndeshja në ndeshje mund të bëjmë më mirë.

Normalisht që nesër do shikoj Vllazninë, por nuk do e shikoj me ndonje interes të veçantë. E veçanta ishte të merrnim tre pikët sot dhe Vllazninë nesër e ndjekim shumë të qetë. Unë jam i gatshëm të firmos sot që edhe Krasniqi edhe Lorenco të bëjnë më shumë gola se mua, vetëm Teuta të dali kampion”.

Martini (Teuta): “Pjesa e parë ishte një nga ndeshjet më të mira që kemi bërë. Megjithatë duhet të vrasim ndeshjen më shpejt. Erando (Karabeci) dihet, këto goditje i ka specialitetin e tij. Dëshira ime është ta bënte më parë. Është një profesionist. Në pjesën e dytë kundërshtari sulmoi më shimë dhe u futëm në panik. Kjo vjen edhe nga presioni i pikëve. Kjo ndeshje ishte shumë më lart se ajo e Fierit. Loja është një pjesë dhe pikët janë një pjesë tjetër. Megjithatë komplimentoj lojtarët për ndeshjen që kanë bërë. Edhe sezonin e vjetshëm ne kemi ardhur në rritje nga momenti në moment. Prandaj unë jam i bindur që ky ekip ka potencial.“.

Memelli (Skënderbeu): “Te skuadra e Teutës i vetmi lojtar që ka klas dhe krijon raste shënimi është Dejvi Bregu. Zona e 16-shes ishte fatale për ne. Në pjesën e dytë ndërruam sistem. Shtuam manovrën sulmuese. U treguam të kujdesshëm. Patëm rastet tonë me Marën. Raportet e të dy pjesëve ishin e para për Teutën dhe e dyta për ne. Lojtarët po ngrihen edhe psikologjikisht. Ajo që më shqetëson mua është pjesa e mbrojtjes. Shumë pak alternativa për të plotësuar. Ajo që na jep shpresë janë 45 minutat e dyta ditën e sotme, që ishte e jashtëzakonshme.“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online