Intervistat/ “Gjici është president fitues”, Shehi i pakënaqur me barazimin: E hodhëm poshtë sezonin për 3 ditë

Është mbyllur edhe takimi i fundit për këtë javë të Superiores. Një barazim 0-0 ka qenë rezultati përfundimtar në ballafaqimin mes Kukësit dhe Skënderbeut. Verilindorët dëshironin fitoren me çdo kusht për të konsoliduar vendin e 2-të në Superiore, por diçka e tillë nuk ndodhi. Kështu lufta për këtë pozicion do të vazhdojë deri në ndeshjen e fundit. Në përfundim të ndeshjes kanë thënë fjalët e tyre për “Supersport” vetë protagonistët.

Orges Shehi (Kukësi): “Më vjen keq që nuk finalizuam. Kishim shanset tona. Ndoshta kundërshtari përfiton nga gabimet tona. Si gabimet e pjesës së parë. Por më vjen keq qe nuk shënuam. Presidenti normale që kërkon të fitojë Është një president fitues. Kishim dëshirën për ta fituar dhe dhamë maksimumin. Kuper apo Shkurtaj? Vlerat e Shkurtajt dihen. Nuk mund të bëj krahasime. Kuper është lojtar i ri.

Disa herë i ka justifikuar minutat disa herë jo. Për momentin Shkurtaj, duke parë edhe peshën që ka në sulm prisnim që të shënonte. Nuk ka firmosur me ekip tjetër, kjo është e sigurt. Mund të jetë edhe prapë pjesë e jona sezonin tjetër. Unë do të bëj një analizë dhe përgjegjës jemi të gjithë. Kemi bërë një sezon të mirë por për 3 ditë e hodhëm poshtë. Për të ardhen time do ulem me presidentin dhe do diskutoj. Nëse konfirmohem padyshim do marr lojtarët që dua. I kam disa në mendje, madje edhe kam diskutuar. Por në Shqipëri jemi, sot je i Kukësit nesër ndoshta nuk je”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *