Intervistat/ “Diskutova edhe me Dajën”, Josa i pakënaqur me fair play-n e Partiznait: Nuk jam fare dakort

Java e 20 e Kategorisë Superiore është mbyllur me një sfidë si Kukësi-Partizani, e cila përfundoi me shifrat 1-2. Një duel ky që ka sjellë si kurrë më parë pamje që nuk janë parë ndonjëherë në futbollin shqiptar. Një moment fair play ka shoqëruar minutat e fundit të takimit. Pas ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Mirel Josa(Kukësi): “Nuk është kjo problematika që dua të diskutoj në fillim fare. Dua të flas për ndeshjen. Mua nuk më la shije aspak. Diskutova edhe me Ilirin pas ndeshjes. Nuk kishte për fair play këtu. Edhe nëse lojtari nuk do kishte gjuajtur në portë, mund ta kishte hedhur topin jashtë. Nuk jam fare dakort me mënyrën se si u lëshua goli”.

Ilir Daja(Partizani): “Nuk e merr vendimin vetëm trajneri, por të gjithë unanimisht. E morëm në mënyrë korrekte në respekt të fair play-t. Asgjë më shumë. Pavarësisht se nuk ishte gabimi i Muratajt që shkoi drejt golit, e pamë që lojtarët e Kukësit reaguan dhe i thëmë lojtarëve që në respekt të fair play-t të linim golin. Nuk janë vendime që ke shumë kohë të gjykosh gjërat me qetësi.

Ne kemi ngushtuar diferencën me Vllazninë, por vazhdojmë të jemi aty ku kemi qenë më para, në vendin e dytë. Tani që jemi me 4 pikë diferencë duhet të jemi akoma më me këmbë në tokë. Kampionati është i gjatë dhe me 4 ekipe në garë, sespe Kukësi dhe Tirana kanë hedhur një hap pas, duhet të jemi akoma më të përqendruar”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online