Intervistat/ Daja impresionohet në Shkodër: Na duartrokitën tifozët shkodranë, bravo Ditës për gjestin me Jashanicën

Gjatë ditës së sotme janë luajtur edhe tre ndeshje të tjera për Superioren, atje ku Skënderbeu ka fituar me rezultatin 0-1 ndaj Vllaznisë në minutat e fundit. Laçi ia ka dalë në shifrat 0-2 ndaj Luftëtarit, ndërsa pa gola është mbyllur mes Bylisit dhe Flamurtarit. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve të takimit për “Supersport”:

Novi (Luftëtari): “Më vjen keq që kam humbur në debutim, por në minutën kur erdhi penalltia kemi luajtur si të barabartë me Laçin. Shpresat tona janë të vogla për të mbijetuar, por ne do bëjmë futboll dhe do respektojmë kampionatin. E kam thënë edhe më parë që këtu askush nuk do e ketë të lehtë. Edhe nga presidenca e ekipit më kanë komunikuar për vazhdimësinë dhe kemi menduar për të ardhmen. Nuk është se jemi të rënë nga kategoria dhe të mendojmë për vitin tjetër”.

Daja (Skënderbeu): “Në radhë të parë dua të falenderoj tifozët shkodranë për respektin dhe pritjen që na kanë treguar, pasi na duartrokitën në fund dhe ishte ambient fantastik. Në pjesën e parë kemi luajtur ne më mirë, ndërsa në të dytën ishte më mirë Vllaznia. Pastaj në fund kemi konkretizuar siç nuk kemi bërë më herët dhe na ka buzëqeshur fati. Krasniqi nuk ka qenë në gjendjen më të mirë shëndetësore, prandaj nuk u aktivizua më herët. Për Krasniqin më mirë që të prisnim për momentin më të duhur që ta hidhnim në fushë, sesa të shpejtonim dhe t’i përsëritej dëmtimi. Për Jashanicën mendoja se nuk do të ishte si më parë, por ishte shumë i sigurt. Për t’u vlerësuar që Dita i dorëzoi shiritin e kapitenit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online