Ai hap fals i Vllaznisë nuk është shfrytëzuar në mënyrën më të mirë nga Partizani. Mes të kuqve dhe Laçit ajo që buzëqesh në fund është… pikërisht Vllaznia. Sfida e sotme në “Elbasan Arena“ ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1. Eraldo Çinari tund rrjetën në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa më pas kundërpërgjigja ka ardhur në të dytën nga Harmon. Në përfundim të takimit protagonistët kanë thënë fjalën e tyre për “Gol pas Goli“ në “Supersport“.
Shpëtim Duro (Laçi): “E nisëm me presion lart. Duhet të kishim shënuar, sepse i patëm rastet. Harmon kur erdha unë nuk kishte luajtur fare, tashmë është një forcë e shtuar. Skema e preferuar ka qenë 3-5-2 gjatë gjithë ndeshjeve. Kthimi me 4 ishte për arsyen që Marku të mos merrej me veprimet mbrojtëse. E pata polemikën me futbollistin tim, Deliun, që i la hapësirë kundërshtarit të penetronte 30 metra me topin. Jemi shumë skuadra në valle, jemi 4 skuadra. Do bëhet një luftë e ashpër deri në momentin e fundit. Bluzën e kuqe e vesha qëllimisht se do luaja me Partizanin. Unë Partizanin e kam në zemër se jam rritur atje, por profesioni na dërgon sa andej këtej“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/