Intervistat/ “Është nga më të talentuarit, por…“, Ilir Daja i tërheq veshin Asanit: Duhet të mësojë një gjë…

0

Ai hap fals i Vllaznisë nuk është shfrytëzuar në mënyrën më të mirë nga Partizani. Mes të kuqve dhe Laçit ajo  që buzëqesh në fund është… pikërisht Vllaznia. Sfida e sotme në “Elbasan Arena“ ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1. Eraldo Çinari tund rrjetën në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa më pas kundërpërgjigja ka ardhur në të dytën nga Harmon. Në përfundim të takimit protagonistët kanë thënë fjalën e tyre për “Gol pas Goli“ në “Supersport“.

Ilir Daja (Partizani): “Ishte një ndeshje me shumë ritëm, ku të dyja ekipet kërkonin ta fitonin. Dëshira sot ishte maksimale dhe doza emocionale ishte në nivelin e duhur, por ajo që çedoi ishte ekuilibri taktik. Prandaj ekipet patën rastet e tyre para porte, që në një ndeshje të tillë nuk duhet të jenë kaq të mëdha. Unë do e theksoj përsëri që duhet të përqendorhemi te ndeshjet tona. Ka entuziasëm ekipi, kanë dëshirën për të sakrifikuar për rezultatin. Nëse duhet që të mos ia lëmë spontanitetit duhet të kemi pak më shumë atë që thashë më sipër.

Sapo ka mbaruar ndeshja dhe ndoshta në një moment të tillë nuk duhet të flasë për lojtarët e tij. Sot Asani nuk ishte pjesë e grupit. Është një nga lojtarët më të talentuar të kampionatit shqiptar, por duhet të mësojë një gjë, që as Ilir Daja dhe asnjë tjetër nuk është më i rëndësishëm se Partizani. Unë nuk jam nga ata trajner që bëjnë formacionin te kundërshtarët. Do të thoja që ne kishim mungesa shumë të rëndësishme. Kur këto mungesa vijnë që në fillim të javës e ke mundësinë të punosh me këto lloj mungesash. Por kur Broja dëmtohet aksidentalisht 2 ditë para të prish strategjinë. Nuk jemi të kënaqur me një pikë, pavarësisht se duhet respektuar kundërshtari“.

Shpëtim Duro (Laçi): “E nisëm me presion lart. Duhet të kishim shënuar, sepse i patëm rastet. Harmon kur erdha unë nuk kishte luajtur fare, tashmë është një forcë e shtuar. Skema e preferuar ka qenë 3-5-2 gjatë gjithë ndeshjeve. Kthimi me 4 ishte për arsyen që Marku të mos merrej me veprimet mbrojtëse. E pata polemikën me futbollistin tim, Deliun, që i la hapësirë kundërshtarit të penetronte 30 metra me topin. Jemi shumë skuadra në valle, jemi 4 skuadra. Do bëhet një luftë e ashpër deri në momentin e fundit. Bluzën e kuqe e vesha qëllimisht se do luaja me Partizanin. Unë Partizanin e kam në zemër se jam rritur atje, por profesioni na dërgon sa andej këtej“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.