Intervistat/ “Barazimi për ne si fitore”! Batha: E dominuam Partizanin! Presioni dhe lojtarë që nuk ia dinë shijen titullit

0

Nuk ka fitues në këtë derbi. Partizani dhe Tirana e mbyllin në paqe me barazimin 1-1. Fillimisht Uilliam Kordeiro kaloi në festë “të kuqtë” në minutën e 76- të takimit. Një ndeshje që dukej se do të kthente kryeqytetin të kuq. Por loja përfundon kur vërshëllen arbitri dhe këtë e tregoi qartë Tirana. Ishte makthi i Partizanit, Ernest Muçi, ai që shpëtoi bardheblutë nga humbja në minutat shtesë.

Në derbin e parë do të shtonte turpin për demat e kuq me atë supergol nga goditja e dënimit, ndërsa këtë herë tregon se ka një nuhatje goli fantastike. Edhe pse pak minuta në fushën e lojës, ishte ai që zgjidhi gjithçka. Një festë si të ishte fitore në kampin bardheblu, që mbyll kështu me dramë këtë supersfidë. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Egbo (Tirana): “Po vjen sprinti final i kampionatit dhe ndeshjet nuk janë më të lehta. Tani mendohet që ku do të marrësh pikët dhe ku jo. Kjo ndikon shumë, ndërsa vinim edhe pas humbjeve. Kjo ishte një ndeshje derbi dhe duhet kuptuar. Shyqyr zotit që morëm një pikë sot, duhet të jemi të kënaqur. Titullin e kemi në dorën tonë, nuk duhet të presim askënd tjetër. Duhet të futemi në fushë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Skuadra është e bashkuar dhe dukej që te pankina sot për mënyrën sesi u përjetua. Ndeshja ndaj Partizanit ishte duke na ikur nga duart, por bashkëpunimi i madh na dërgoi në këtë rezultat. Falenderoj çunat nga i pari te i fundit”.

Kalari (Partizani): “Më vjen keq se çunat bënë punë të mrekullueshme, duke ditur ndodhitë e fundit tek ne dhe nuk ishim në aspektin psikologjik në nivelin e duhur. Lojtarët sakrifikuan dhe luajtën për njëri-tjetrin, luajtën për presidentin, për drejtorin, për tifozët. Të vjen keq që të marrësh pastaj një gol në minutën e fundit. Gjithsesi ne duhet të jemi krenar të gjithë për atë që kanë bërë në fushën e lojës. Ishim në nivelin jo të duhur psikologjik, por u mblodhëm dhe thamë se do të luajmë edhe për ata çunat që kanë dalë pozitiv me Koronavirus. Dhamë gjithçka nga vetja dhe unë kisha besim se futbolli është lojë burrërore. Edhe kur ke probleme e gjen forcën brenda vetes dhe jam krenar. Jam shumë i bindur se me ata lojtarë që na mungonin sot, do të ishte lojë tjetër. Të vjen keq që me një top të gjatë, me një karambol i del topit lojtarit të Tiranës dhe shënon. Ky është futbolli dhe nëse Bardhi do të shënonte do të flisnim ndryshe tani.

Idi Batha (Tirana): “Ekipi është futur në atë presionin e fitimit të titullit kampion dhe kemi një ngërç psikologjik. Tani nuk ka rëndësi që të luajmë bukur dhe të kënaqim sytë e njerëzve. Një pikë sot ndaj Partizanit ishte si tre pikë, pasi jemi me laps dhe letër. Ne e dominuam ndeshjen, e kontrolluam lojën dhe e mbajtëm Partizanin në gjysmëfushën e vetë. Është vetëm presioni i tiullit dhe fakti se ka shumë lojtarë që nuk e kanë provuar shijen e titullit

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.