Intervistat/ “Apolonia po i merrte faullat me ulërima të llahtarshme”, Ndreu kundër trajnerit kundërshtar

Skënderbeu ka arritur që të fitojë në transfertën “e pamundur” të Ballshit, duke ia dalë në shifrat 0-2 kundër Bylisit. Kryevepra e Pusit dhe më pas Terziu i dhanë tre pikët ekipit të Ahmataj. Në krahun tjetër kishte paqe kundër Kastriotit dhe Apolonisë, pasi ky takim u mbyll në shifrat 1-1. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve të takimit për “Supersport”:

Ndreu (Kastrioti): “Ishim përgatitur për të fituar këtë ndeshje, por duhet të kënaqemi edhe me një pikë. E dija se Apolonia është një kundërshtar shumë i fortë dhe ashtu rezultoi, nuk ishte aspak e lehtë me ta. Jam shumë i kënaqur nga Plaku, por pres që të rrisi edhe më tej performancën pasi ka shumë eksperiencë. Deklarata e trajnerit të Apolonisë? Nuk më pëlqen fare, i kanë justifikime. Apolonia po i merrte sot faullat me ulërima. Sa herë që kishte një ndërhyrje kishte ulërimat të llahtarshme nga ana e lojtarëve dhe stafit të Apolonisë që kërkonin të futeshin në fushë. Për mua ekipi i Kastriotit duhej që të ishte edhe më agresiv”.

Kolela (Apolonia): “Jemi duke u rritur nga ndeshja në ndeshje dhe kjo është një gjë e mirë për ne. Për penalltinë që u akordua kundër nesh nuk ka shumë rëndësi, ishte rrëmujë në zonë dhe vendimi është marrë atje. Sa i përket tranzicionit të lojës tonë, sa herë që ndërtojmë ne kundërsulmin bëjnë 250 faull kundër ekipit tonë. Ndërkohë që ne e mbyllim ndeshjen me një faull. Kjo tregon që jemi akoma “fëmijë” dhe pa eksperiencë”.

Dovedan (Bylis): “Ne nuk bëjmë dot gol as nga penalltia. E kam thënë që ne kemi shumë probleme përpara. Na mungojnë edhe lojtarët. Duhet të ndërhyjmë dhe të marrim futbollistë të tjerë në sulm, pasi me këta është e vështirë që të shënojmë”.

Ahmataj (Skënderbeu): “Fusha nuk ishte në nivelin e duhur sot dhe kjo pengoi edhe manovrën sulmuese të dy ekipeve. Kemi luhatje që duhet t’i rregullojmë dhe ne duhet të kemi më shumë besim te vetja. Penalltia e humbur ndikoi pasi bie besimi i kundërshtarit dhe ngrihet morali ynë. Ishim. Boshti i skuadrës nuk është plotë dhe kërkohet eksperiencë për gjithë djemtë e tjerë pasi disa prej tyre e kanë Superioren për herë të parë Nuk duhet që të mërzitemi dhe të vazhdojmë përpara. I falënderoj djemtë për mënyrën sesi stërviten dhe që janë të gatshëm për t’u përballur me kundërshtarët në Superiore. Opinioni që Skënderbeu do të bierë nga Kategoria është “vakum”, krijohen flluska dhe thjeshtë një opinion i kotë për të krijuar mentalitetin e gabuar. Ekipet bien brenda fushës së lojës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online