Ka përfunduar edhe java e 33-të e Kategorisë Superore. Mbrëmjen e sotme janë luajtur dy takimet e fundit. Kukësi triumfoi lehtësisht ndaj Teutës me shfrat 3-0. Tre pikët do të merrnin e lojtarët e Dajës, por në të kundërt nga verilindorët Skënderbeu duhet të priste minutën e 90-të për të festuar ndeshjen e fituar me shifrat 2-1 kundër Vllaznisë. Pas përfundimit të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.
Ilir Daja (Skënderbeu): “Ky është kampionati. Para 3 javësh ishim në vendin e 3-të dhe synonim të ngjiteshim edhe më tepër në tabelën e klasifikimit. Do përpiqemi që me këtë potencial që kemi të shkojmë aty ku duam. Shpresoj që duke qenë pragmatistë të luftojmë për më sipër. Duke shpresuar për një vendim pozitiv për Skënderbeun nga Gjykata Federale të marr vendimin e duhur për të ardhmen. Sot kishim një arbitër që të paktën shfaqi personalitet. Asnjë nga lojtarët nuk cënoi pjesën e lojës në fushë.
Negociata me Partizanin? Unë jam trajner i Skënderbeut, nuk asnjë lloj komenti. Këtë ia kërkoj edhe lojtarëve që kanë oferta nga skuadra të tjera. Në respekt të këtij qyteti, në respekt të Skënderbeut nuk mund të komentoj më tepër.
Mund të vazhdoj me Skënderbeun, por duhet të shkoj paralel edhe me politikat e klubit. Nuk e heq mundësinë që edhe me një përgjigje negative nga Gjykata Federale nëse ka një projekt që mund ta gjej veten brenda mund të vazhdoj. Ndihem mirë dhe i respektuar këtu“.