Intervista/ “Sirena e detit” që kërkon adrenalinën, njihuni me moderatoren sportive që i shmang mesazhet ngacmuese të lojtarëve me…një pyetje tjetër

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria është duke bërë hapa përpara jo vetëm në futboll, por edhe në mënyrën sesi marketohet ky produkt. Ndoshta jemi një prej vendeve më të mira në rajon dhe jo shumë pas në Europë për emisionet sportive. Kjo është parë qartësisht edhe gjatë kohës së Europianit atje ku thuajse në çdo televizion ka pasur një emision rreth këtij eventi.

Por sigurisht që kur ka sasi të mëdha, cilësia vjen më e ulët. E për këtë arsye, “Ora News” ideoi një emision ndryshe në “Sport Magazine” dhe që po vazhdon me “Ora Sport”, tanimë për treguar gjithë panoramën e Superiores dhe pa harruar Kombëtaren. Një nga gjetjet e Europianit në “Ora News” ishte edhe Dorisa Keçani, e cila ishte në moderim së bashku me Altin Sulçen.

“Sport Ekspres” ka zhvilluar një intervistë ndryshe me moderatoren sportive, për të kaluar pak përtej studios sportive. Nëse e lë në det, do të jetonte aty për gjithë jetën e saj, si një “sirenë”. Në makinë, preferon adrenalinën dhe shpejtësinë kur është e vetme. Ndërsa për mesazhet ngacmuese që vijnë nga lojtarët, preferohet…një pyetje tjetër.

Europiani apo Superiorja, kush të ka ngjallur më tepër emocione në moderim? Patjetër që Europiani pasi ishte hera ime e parë në moderim në një emision televiziv.

Nga 1-10, sa të ka tërhequr futbolli deri tani përtej punës që duhet mbyllur? Uh, 10000/10.

Tirana-Partizani luhet sot, ka një preferencë Dorisa në kryeqytet? Jo, të them të drejtën nuk kam ndonjë preferencë të veçantë në Superiore, jam tifoze të gjitha skuadrave (qesh).

Në një lidhje apo single? Pra, siç isha duke thënë që të gjitha ekipet në Abisnet Superiore kanë një cilësi tyren të veçantë që e bën ndryshe nga tjetra. (qesh)

Sa shpesh ndodh që të ngacmojnë lojtarët e Superiores apo Kombëtares me mesazhe në rrjetet sociale? Pyetja tjetër, cila ishte?

Veshje e ekspozuar apo klas, cilën preferon më shumë? Klas më tepër, gjithmonë do jesh bukur me atë veshje.

Përkrahë Altin Sulçes në një emision dhe në daljet e para në moderim, sa rritje sheh te vetja? Fat për mua që e kam pasur në krahë Altinin në daljet e para në moderim, jo vetëm që më ndihmon në fushën e sportit, por po përgatitem edhe për një të ardhme sa më të ndritur në TV. Padyshim që shoh shumë rritje te vetja, patjetër.

Këngët e preferuara, cilat rryme i përkasin? Të gjitha rrymat, jam një përzierje e vërtet në shije.

Ushqimi i darkës, sa herë të gjen duke e konsumuar në shtëpi dhe sa në restorant? Fundjavat zakonisht më pëlqen t’i konsumoj jashtë në restorante, ndërsa gjatë javës, në shtëpi.

Pushimet, preferon malin apo detin? Në mal mund të rri për një fundjavë maksimumi, ndërsa në det gjithë jetën. Më jep një qetësi shpirtërore që nuk e gjej askund tjetër.

Më mirë femra përkrah një futbollisti apo një “të panjohuri”? Mjafton të jesh krah atij personi që e do, nuk kanë rëndësi tjerat…

Më mirë shikohet ndeshja e Kombëtares Shqiptare në stadium në krahun e tifozëve apo të gazetares? Gjithmonë i kam parë ndeshjet, jo vetëm të Kombëtares, por edhe të Superiores. Pranë tifozëve është emocion tjetër.

Më mirë të jesh në moderimin e një emisioni sporti apo jashtë tij? Padyshim sporti!

Më mirë një fotografi në një vend luksoz apo në një studio televizive? Të dyja nga pak. (qesh)

Ecja në këmbë shijon apo më shumë në makinë? Preferoj makinën, në këmbë vetëm nëse jam pranë detit.

Shpejtësi e lartë adrenaline apo e qetë dhe e sigurt? Shpejtësi e lartë dhe adrenalinë kur jam vetëm, bëhet edhe ndonjë garë, e qetë dhe e sigurt kur jam e shoqëruar.

Në fund, nga 1-10, kur sheh moshën dhe gjithçka po arrin, sa e kënaqur je me veten? 10/10, falënderoj Zotin për çdo gjë, por kjo nuk do të thotë se do të ngelemi në vend. (qesh)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online