Intervista pas ndeshjes, Cungu: Nuk mund të masim forcat me Barcelonën!

Laçi po vazhdon me ecurinë fantastike në drejtimin e Kukësit, ndërsa ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0. Futbollisti që arriti të shënonte ishte i përhershim Nabueze, që këtë herë me 11-metërsh nuk mundi të gabonte. Në këtë mënyrë u thye edhe një mallkim, pasi kurbinasit kanë arritur të fitojnë në një ndeshje direkte ndaj Kukësit pas 4 viteve.

Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e dy trajnerëve të ekipeve përkatëse për “Supersport”, menjëherë pas mbylljes së takimit:

Armando Cungu (Laçi): “E dinim që do të ishte një ndeshje e fortë. Në pjesën e parë kishte tension dhe nervozizëm nga lojtarët për shkak të dëshirës dhe nuk u shprehën në mënyrën e duhur. Kishim raste të mira edhe para penalltisë. Më vjen mirë që lojtarët kanë dëshirë të luajnë futboll dhe po vendosin zemrën në fushë. Ne nuk mund të masim forcat me Barcelonën, jemi në kampionatin shqiptar që është pak i çuditshëm këtë herë. Këta djemë meritojnë komplimentat edhe nga mediat. Ne nuk e mendojmë idenë e titullit, por të japim maksimumin në fushë. Nuk ishte hakmarrje ndaj Kukësit dhe nuk jam person i tillë. Nuk ka njëri që nuk do të jetë i pari kam festuar edhe me Vllazninë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online