Intervista pas ndeshjes, Birçe: Flamurtari nuk ka qenë më keq, por na premtuan zgjidhjen

Dy takimet e fundit të kampionatit shqiptar për javën e 10 janë mbyllur në mbrëmjen e sotme. Partizani dhe Kukësi janë ndarë në një barazim pa gola, pavarësisht rasteve të shumta që ishin për t’u zhbllokuar takimi. Ndërkohë Flamurtari dhe Skënderbeu kanë barazuar gjithashtu, por me shifrat 1-1, falë golave të Bregut dhe Sukajt.

Më poshtë mund të ndiqni reagimet e trajnerëve pas ndeshjes, të cilat janë dhënë për “Supersport”:

Daja (Skënderbeu): “Kemi gabuar shumë raste para portës. E futëm pastaj kundërshtarin në lojë me një aksion në pjesën e parë. Pastaj janë humbur edhe ekuilibrat. Pastaj nuk bëmë një zgjidhje logjikë të situatave. Kjo nuk më pëlqen. Oto John është pozitiv fakti që del para portës, megjithëse gabon. Sigurisht që përfundoi 90 minutëshin pasi nuk kishim tjetër. Nuk dua të merrem me kundërshtarët dhe arbitrat. Por ka faulla, penallti dhe gola të anulluar kundër nesh. Duhet të dini që është i njëjtë Skënderbeu”.

Duro (Kukësi): “Nuk jam i zhgënjyer. Këto janë ndeshje të vështira për vetë momentin që ishim. Një fitore e Partizanit do të na krijonte vështirësi. Objektivi ynë minimal ishte barazimi dhe jam i kënaqur. Shkurtaj është lojtari finalizues i ekipit tonë dhe që na prishi punë. Nuk mundi të luante. Gjithashtu edhe Limaj kishte probleme. U çudita shumë me reagimin e Lerdës drejt meje. Akoma nuk e di. Trajnerët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, çfarëdo të ndodhë në fushë. Madje edhe për etikë. Kukësi është më i fortë se Partizani pasi fituam në fazën e parë dhe barazuam këtu. Tifozët e Partizanit janë mbështetje e madhe për Partizanin, jo si ne që luajmë si “shtëpia e fëmijës”, pa tifozë, pa asgjë”.

Birçe (Flamurtari): “E kishim thënë se duhej ta fitonim me patjetër ndeshjen me Skënderbeun, ishim përgatitur kështu. Ishte e hidhur për pikët, por jo për lojën. Në këtë situatë pikësh nuk ka qenë asnjëherë më keq. Por gjërat do të rregullohen në vazhdim. Presidenti është përpjekur shumë dhe kemi marrë premtimin se ngërçi me bashkinë do të zgjidhet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online