Intervista/ “Partizani nuk ka nevojë për arbitra”, Novi e ka me lojtarët e tij: Janë shthurur totalisht, kam rezerva

Takimi i sotëm i javës së 29 të Superiores mes Partizanit dhe Luftëtarit ka përfunduar me një goleadë të kryeqytetasve. Pas 5 humbjeve rresht në kampionat dhe një sezoni për t’u harruar, “demat e kuq” duket se janë shfryrë ndaj gjirokastritëve, duke fituar me shifrat 8-1. Në intervistën e dhënë pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Novi përgëzon Partizanin, ndërsa nuk i kursen kritikat për lojtarët e ekipit të tij, që në dy takimet e fundit kanë pësuar plotë 13 gola.

“Vendimet e gjyqtarit? Partizani nuk ka nevojë për arbitra. Ka një ekip të kompletuar dhe e ka treguar edhe herët e tjera, pavarësisht rezultateve të dobta që ka dhënë këto 2-3 ndeshjet e fundit dhe nuk ka nevojë për ndihmën e arbitrave. Unë nuk dua të justifikohem për gjyqtarin, pasi kur ka dhënë kartonin e kuq ndeshja ka qenë 3-0. Por ai me vendimet e tij na ka dëmtuar shumë pasi i iku për një moment nga kontrolli loja. Unë i uroj suksese Partizanit, ka luajtur një ndeshje të shkëlqyer. Unë kam rezerva ndaj çunave të mi, pasi në dy ndeshjet si me Tiranën ashtu edhe me Partizanin kanë pësuar shumë gola, janë shthurur totalisht“, ka deklaruar Novi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *