Intervista/ Nxorri gjithë “mllefin” ndaj Luftëtarit, Sormani: Europa? Pse jo, të përgatitur për sfida të vështira

Partizani së bashku me Sormanin më në fund gjejnë paqe në Superiore. Pas 5 humbjeve rresht në kampionat si rrallë herë më parë, tani të kuqtë rikthehen te fitorja dhe me një rezultat bindës. Fitorja në “Selman Stërmasi” me shifrat e çmendura 8-1 kundër Luftëtarit vjen si një shenjë shprese për klubin kryeqytetas që të mbyllë në mënyrë pozitive Superioren. Në përfundim të ndeshjes trajneri Sormani ka folur për mediat, duke analizuar përballjen e sotme kundër skuadrës gjirokastrite.

“Sipas meje kemi bërë gjithnjë paraqitje të mira. Nuk është vetëm kjo sfida kur Partizani ka luajtur bukur dhe ka prodhuar lojë. Është një provë e mirë që ka ditur si të shprehet në fushën e lojës. Skuadra stërvitet gjithmonë mirë dhe me intesitet. Ekipi është më se i përgatitur për të kaluar sfida jo vetëm të lehta në letër, por edhe të vështira. I ka të gjitha cilësitë, e ka treguar që mund të shkojë më tej.

Europa? Besoj se skuadra ka gjetur besimin dhe ka ditur si të shprehet dhe nëse ia dalim të vijojmë kështu dhe të tregojmë vazhdimësi dhe qendrueshmëri në lojën tonë, atëherë pse jo mund të synojmë edhe për diçka tjetër”, është shprehur Sormani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online