Intervista/ Flamurtari po reagon, Birçe: Në pikë të hallit, po rivalët t’i bëjnë mirë hesapet me ne

Flamurtari dhe Partizani e kanë mbyllur Superioren për këtë javë, në një barazim me shifrat 1-1. Belica do të ishte i pari që arriti të shënonte, ndërsa barazimi erdhi i menjëhershëm nga Nebihi. Vlonjatët nuk mund t’i gëzohen edhe shumë kësaj pike për llogari matematikore, megjithëse për moralin i shërben shumë ekipit.

Nga ana tjetër është Partizani që nuk arrin të përfitojë nga gabimi i kundërshtarëve dhe të shkëputet në krye. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistën e dy trajnerëve për “Supersport” menjëherë pas përfundimit të ndeshjes:

Luan Birçe (Flamurtari): “Do të vinte momenti që do të reagonte. Kjo fanellë është e rëndë dhe duhet respektuar. U kam treguar që të vendosin zemrën në fushë. Megjithë modestinë, efikasiteti im duket në ekip. Kemi ndërruar skemën në fushë dhe shpeshherë kalojmë në aventurë për shkakun e pikëve që nuk kemi. Donim fitoren edhe këtu. Me rëndësi për ne është të vlerësojmë çdo ndeshje. Flamurtari është në pikë të hallit tani dhe po lëngon. Kundërshtarët t’i bëjnë mirë hesapet me ne dhe mos të na vlerësojnë. Me Luftëtarin jemi të dënuar për fitore”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online