Intervista epike/ Ka luajtur me Paolo Maldinin dhe djalin e tij 19-vjeçar, Ibra: Do luaj edhe me djalin e Danieles

Brezat ndërrohen dhe Zlatan Ibrahimoviç mbetet gjithmonë aty, për të thënë fjalën e tij në nivelet më të larta të futbollit europian. Sulmuesi suedez e ka pranuar në intervistën e dhënë për “BBC” se nuk vrapon më si dikur, por tanimë e përdor më tepër trurin në fushën e lojës.

Një kampion i përgatitur pasi rezultatet fantastike të arritura në fushë vijnë edhe falë besimit të madh që Ibrahimoviç ka në vetvete. Shumë herë deklaratat e suedezit mbesin gjatë në memorie dhe janë të vështira për të t’u harruar. Një e tillë është thënë së fundmi atje ku pasi e ka parë veten në fushë me Paolo Maldinin dhe djalin e tij 19-vjeçar, Danielen, Ibrahimoviç është shprehur se dëshiron që të luajë edhe me djalin e Danieles.

“Ndihem si të kemi qenë këtu për breza të ndryshëm. Kam luajtur kundër Paolo Maldinit dhe tani jam duke luajtur me djalin e tij, Danielen. Shpresoj që të luaj edhe me djalin e Danielit gjithashtu, do të ishte një mrekulli. Kam shumë eksperiencë dhe golat nuk kanë qenë kurrë një problem. Por nuk jam i njëjti lojtar që kam qenë pesë vite më parë, nuk jam i njëjti lojtar që kam qenë dhjetë vite më parë. Ne të gjithë ndryshojmë nga pikëpamje fizike. Jam i sinqertë, nuk vrapoj si bëja më parë, por tani jam më shumë inteligjent”, ka thënë Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *