Intervista e Brdariç vazhdon të “pushtojë” mediat gjermane, “Mopo” shkruan: I dha Kupën një ekipi provincial si Vllaznia në Shqipëri

Intervista e Brdariç që ka bërë në një prej mediave gjermane po vazhdon që të shpërndahet gjerësisht në këtë shtet. Për shkak të imazhit të tij si lojtar, pavarësisht se si trajner nuk është ngritur ende në atë lartësi, Thomas i tha të gjitha dhe goditi jo pak imazhin e vetë Vllaznisë fillimisht, pa lënë pas edhe futbollin shqiptar.

E teksa mediat e tjera gjermane po vazhdojnë që të raportojnë të njëjtat fjalë, “Mopo.de” i ka marrë kuptimin fjalëve të Brdariç. Qëllimi i gjermanit është arritur pasi puna e tij është lartësuar mbi të gjitha, për të marrë vetë të gjitha meritat. “Si arriti Brdariç që të fitonte Kupën dhe të shpallej nënkampion me një ekipi provincial si Vllaznia në Shqipëri”, shkruan Mopo.de. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *