Intervista/ Bitri i emocionuar pas golit: Mezi po flas, ndjenjë e veçantë kur vlen 3 pikë

Dy ndeshje të tjera janë zhvilluar në Superiore, atje ku Partizani ka fituar në shifrat 1-0 ndaj Vllaznisë, ndëra Kukësi dhe Skënderbeu janë ndarë në barazimin 1-1. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport” menjëherë pas përfundimit të takimit:

Kalari (Partizani): “Ishte një fitore e vështirë, por këto lloj fitoresh shijojnë më shumë. Duhej të sakrifikonim më shumë dhe ajo që më vjen keq është që e lëmë veten të mbërrijmë në këtë gjendje, duhej ta mbyllnim me një gol të dytë. Mesa duket vazhdon ajo “sëmundja e vjetër” që nuk konkretizonim dot rastet. Gjithsesi treguam forcë karakteri dhe sakrifikuam për njëri-tjetrin. Kjo është forca e skuadrës që synon titullin kampion. Askush nuk e di trajnerin përveç presidentin Demi dhe Olsi Ramës”.

Daja (Skënderbeu): “Nëse shohim me kujdes, luajmë gjithmonë mirë me ekipet që janë në krye të Superiores. Por kjo nuk ka ndodhur me ekipet që janë si ne në mes të renditjes apo më poshtë. Kjo duhet të rregullohet. Ndeshja ime e fundit kjo te Skënderbeu? Po do të jetë e fundit, por vetëm për këtë vit se nuk ka më ndeshje. Nëse do të ishim në një situatë tjetër, do të isha tërhequr, por jo në këtë moment. Ky është karakteri im si trajner, jo vetëm te Skënderbeu, por edhe në Vlorë kur isha”.

Shpëtim Duro (Kukësi): “Kemi dominuar ndaj Skënderbeut dhe më pëlqeu ekipi. Ky është futbolli dhe i ka të gjitha rezultatet. Kukësi është një skuadër heroike që luan pa tifozë dhe jo në shtëpinë e saj, por sërish jemi në objektiva dhe e mbyllim në vendin e parë. Ju keni parë një kundërshtar që luajtën me 11 veta në gjysmëfushë dhe ne na mungonte vetëm pasimi final. Mos të harrojmë që luajmë ndaj një kundërshtari pa përgjegjësitë tona dhe me cilësitë individuale. Unë çuditesha sesi Skënderbeu qendronte aq mbrapa duke ditur lojtarët që ka, ne e kemi dominuar shumë. E përsëris që këta çuna janë heronjë dhe luajnë pa mbështetje. Madje edhe ata 5 tifozë që vijnë merren dhe shajnë lojtarët. Ambienti është i ftohtë”.

Lojtari i ndeshjes Eneo Bitri(Partizani): “Jam shumë i emocionuar për golin e realizuar ndaj Vllaznisë. Kam shumë emocione dhe mezi po flas. Kjo gjë duket edhe tani. Ndjenjë e veçantë kur shënon golin që vlen tre pikë. Sa i përket çështjeve si ajo e Malës, janë gjëra që i di klubi”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online