Polemika për arbitrat dhe refuzon median, Xhihani për Jonuz: Ishte arrogant, është mësuar me kulturën e tij

Vllaznia ka humbur në transfertën me Partizanin, megjithëse në ndeshjet ku luan si udhëtuese arrin të japë më të mirën. Trajneri Jonuz ka qenë i irrituar pas përfundimit të këtij tëkimi. Kreu i pankinës së shkodranëve ka qenë i pakënaqur me gjykimin në këtë ndeshje, duke u revoltuar kështu me arbitrat.

Gjithashtu revoltën e tij Jonuz e ka kaluar edhe te media, gjë që e pranoi edhe gazetari i “Supersport”, Sokol Xhihani. Madje, trajneri i Vllaznisë ka refuzuar që të japë intervistën e zakonshme pas ndeshjeve. Xhihani është shprehur se kjo ishte hera e parë që atij i ndodhte diçka e tij me një trajner, ndërsa ka shtuar se sjellja e tij ka qenë vërtet shumë arrogante.

“Është hera e parë që më ndodh diçka e tillë në gazetari. Jonuz kishte një sjellje shumë arrogante. Nuk pranoi të fliste vetëm për ne, sepse për media të tjera ka dhënë intervista. Nuk e di pse ndodhi kjo, ndoshta është mësuar me kulturën e vendit të vetë, pasi trajnerët shqiptar dhe ata të huaj në Shqipëri janë treguar zotërinj të vërtetë. Ai kishte pakënaqësi ndaj gjyqtarëve, por nuk mund të sillej në atë mënyrë. Fare mirë mund të dilte këtu dhe ne të tregonim gjithë momentet që ai ka pasur pakënaqësi në gjykim”, ka thënë Sokol Xhihani./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online