Intervista/ Birçe për gjendjen e Flamurtarit: Faji i lojtarëve që largohen, kini respekt për fanellën

Në ditën e dielë po vazhdon edhe java e 14 e Superiores, atje ku Laçi-Flamurtari ishte ndeshja e parafundit për mbylljen edhe të kësaj jave. Ashtu siç edhe pritej, kurbinasit kanë fituar me rezultatin 3-0, megjithëse pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e dy trajnerëve menjëherë pas mbylljes së takimi për “Supersport”:

Luan Birçe (Flamurtari): “Në pjesën e parë ishim të ekuilibruar dhe po kërkonim kundërsulmin. Pjesën e dytë e filluam keq dhe lojtarët tanë ra pre e presionit të fushës. Tensioni i lojës bëri të vetin dhe te goli i parë ka pretendimet e mia pasi edhe futbollistët po protestonin. Gjatë gjithë ndeshjes pashë ankesa të shumta ndaj arbitrit dhe prandaj kanë pasur edhe arsyet e tyre. Unë i kam thënë lojtarëve që të mos bëjnë polemika me arbitrin. Ata janë me shumë përvojë dhe kjo është e pafalshme. Dua të falenderoj të gjithë këta çunat që japin maksimumin e tyre, por i kuptoj edhe gjykimet. Situata jonë financiare është deklaruar dhe presim të vijë zgjidhja nga bashkia dhe ligji i sportit. Tashmë po presim janarin. Përveç dhimbjes që ndiej për këtë Flamurtar që po lëngon, mund të them se ata lojtarë që largohen dhe nxitohen. Ajo ka peshë të madhe dhe fajin ia vendos atyre, që mund ta zgjidhnin kontratën pas mbylljes së fazës. Duhet të kenë më shumë respekt për fanellën tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online