Intervista/ “4-5 lojtarë që harruan se po luanin”, shpërthen Ndreu: Mendojnë se u siguruam, ata harrojnë se…

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe ndeshjet e javës së 20 në kampionatin shqiptar. Ndeshja më e rëndësishme ishte ajo mes Tiranës dhe Teutës që është mbyllur në shifrat 0-1. Gjithçka është vendosur në pjesën e parë me durrsakët që kaluan në avantazh me anë të Lorenzo Vilës. Pas një krosimi të kalibrit të lartë nga Bregu, duke nxjerr huq gjithë mbrojtjen e bardhebluve, Vila i është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë për të mposhtur Bekajn.

Kryeqytetasit nuk po arrinin që të rrezikonin seriozisht portën e kundërshtarëve dhe në minutën e 70 ishte rasti i parë i rrezikshëm me gjuajtjen nga distanca që realizoi Ernest Muçi duke u ndalur në traversë. Hoxhallari e la ekipin me 10 lojtarë në minutën e 78, pasi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda 3 minutave. Më pas do të ishte Gruda që mendoi për të mos dyfishuar rezultatin pasi humbi rastin e artë me portën e boshatisur.

Kjo humbje i rëndon shumë Tiranës pasi e bën të harrojë edhe Europën. Nga krahu tjetër Laçi vazhdon me hapin e kampionit pasi fitoi në shifrat 1-0 falë golit të Lushkjes. Kurbinasit kanë marrë fitoren e pestë radhazi dhe ndodhen vetëm 4 pikë larg Vllazninë kryesuese, me të njëjtën sasi pikësh me Teutën. Për t’u theksuar edhe fitorja e Bylisit në transfertën ndaj Apolonisë, teksa goli i Anthoni e ngjit në vendin e 8 që të dërgon në “Play-Out”. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Ndreu (Kastrioti): “Ishte një pjesë e parë shumë e dobët, Laçi mund të shënonte 2-3 gola në pjesën e parë. Ishim shumë të fjetur dhe nuk e menduam se po përballeshim ndaj një ekipi që është për titullin kampion. Bëmë zëvendësimet në pjesën e dytë dhe loja u balancua. Nëse do të ishim më të kujdesshëm mund të merrnim pikë. Europa u largua? Për të shkuar atje duhet të kesh lojtarë që të kuptojnë se në çdo ndeshje duhet të luash si të jetë finale. Për të qenë i sinqertë, ne nuk mund të shkojmë më larg se ku jemi. Lojtarët nuk e kuptojnë ende gjendjen, duhet të jemi në kërkim të pikëve. Lojtarët kanë fryrjen se është siguruar objektivi, por harrojnë se futbolli është i brishtë dhe mund të ndodh gjithçka. Në pjesën e parë ishin 4-5 lojtarë që harruan se ishin në fushë. Ne nga stoli prisnim që të linin lojën. Ata mendojnë se jemi siguruar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online