Interi tërhiqet, Patrik Shik përfundon te Roma

Interi është tërhequr nga gara për Patrik Shik. Zikaltërit që ishin shtyrë edhe përtej limitit të tyre, duke ofruar 30.5 mln euro për kartonin e lojtarit të Sampdorias nuk kanë pëlqyer sjelljen e klubit të Ferreros. Pikërisht mardhëniet e mira ndërmjet Interit dhe Sampdorias kanë bërë që zikaltërit ta quajnë ofendim rritjen e “pazarit” në momentin e fundit nga ana e presidentit Ferrero. Dhe tani është Roma që është shumë pranë lojtarit, i cili, nëse nuk do të pranonte të shkonte te verdhekuqtë do të qëndronte në Xhenova edhe për një vit, por më pas do të niste klauzola prej 25 mln eurosh në 2018-n për blerjen e tij. Atëherë Shik që do Juven, mund të zgjedhë skuadrën që do të shkojë. Megjithatë, sipas Sky-t, ai tashmë duket se ka zgjedhur Romën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online