Interi ka shpartalluar me rezultatin 0-6 Veronën, duke marrë një fitore mjaft bindëse në “Bentegodi“. Zikaltrit shënuar nga tre gola për secilën pjesë. Ndeshja u hap me një autogol në minutën e 31-të, për të vazhduar me një gol të Çalhanoglusë (36‘) dhe Xhekos (37‘). Ndërkaq në pjesën e dytë të takimit, Interi gjen golin edhe tre herë të tjera me anë të Lautaro Martinezit (55‘, 90‘+2‘) dhe Xhekos (6‘).
Pas përfundimit të sfidës, klubi zikaltër ka reklamuar shpartallimin e Veronës me imazhin e Kristjan Asllanit. Interi ka shpërndarë një foto të tijën në faqen zyrtare në “Tëitter“, ndërsa sipër saj ka vendosur dy simbolin e një personi që luan golf. Deri diku një paradoks ky me klubin italian, që përdor imazhin e mesfushorit shqiptar pas kësaj fitoreje të thellë, megjithëse Simone Inzagi i besoi minuta vetëm kur kronometri po numëronte minutën e 78. Në atë moment, rezultati ishte 0-5 në favor të Interit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
???#ForzaInter #VeronaInter pic.twitter.com/ZDLV6M2V8b
— Inter (@Inter) May 3, 2023