Interi në festë, Naingolan firmos dhe Santon shkon në Romë

Askush nuk e kupton qartë logjikën e lëvizjes së Romës në merkato, por pak rëndësi ka, Interi falënderon dhe i gëzohet firmës së mesfushorit Raxha Naingolan, që prej mbrëmjes së sotme është zikaltër.

Mesfushori belg, lojtar kyç këto vitet e fundit te Roma, nis një kapitull të ri në karrierë dhe pas kontrolleve mjekësore do të firmosë e do të prezantohet.

30-vjeçari nuk shkoi në Kupën e Botës për shkak të zgjedhjes së trajnerit Roberto Martinez, i cili ka vlerësuar edhe sjelljen e tij, që me sa duket ka qenë vendimtare edhe për vendimin e Romës për ta shitur, pas 4 sezonesh dhe 203 ndeshjesh si verdhekuq.

24 milionë euro në dorë për Romën, por edhe mesfushori i talentuar 18-vjeçar Nikolo Zaniolo dhe mbrojtësi 27-vjeçar Davide Santon, i cili është kthyer në objekt humori, pasi transferimi i tij te Roma duket si një fitore për Interin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *