Interi mendon për të përforcuar mbrojtjen, Asllani është asi nën mëngë i zikaltërve

Merkatoja e janarit po afron dhe klubet kanë pasur gjithë kohën e nevojshme në dispozicion për të hartuar strategjitë e tyre. Interi është në kërkim të një mbrojtësi për të përforcuar prapavijën. Profili që bind Marotën gjendet në Firence. Bëhet fjalë për Igorin e Fiorentinës.

Mbrojtësi brazilian vlerësohet 20 milionë euro nga vjollcët, çka nuk është një shifër e vogël për Interin. Por zikaltrit kanë asin në mëngë, i cili është Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar nuk ka mundur të  marrë minutat që kishte paramenduar te Interi, prandaj një ndryshim ambienti në janar është tërësisht i mundshëm. Megjithatë drejtuesit e klubit italian nuk e kanë humbur besimin te Asllani, prandaj mënyra e transferimit është vetëm nëpërmjet huazimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online