“Interi ka marrë “master” për mbrojtjen”! Pep Guardiola i lumtur për barazimin 0-0: E dashuroj ekipin tim, ishim fantastik sot

Pep Guardiola është shfaqur i lumtur pas barazimit 0-0 me Interin. Man City nuk arriti dot të fitonte në ndeshjen e parë të Champions League, me zikaltërit që largohen me një pikë nga Anglia. Trajneri i “qytetarëve” nuk ka ngurruar të shpreh gjithë lumturinë për barazimin e sotëm, duke vlerësuar performancën e lojtarëve.

“Luajtëm ndaj Interit, kanë marrë “master” për mbrojtjen dhe kanë tranzicion shumë shumë të mirë. Luajtëm kaq mirë, e dashuroj ekipin tim, jemi skuadër fantastike. Kur luan ndaj një skuadre të tillë, që luan kaq poshtë, që zbret kaq poshtë, ti pret një ose dy raste. Por ne kishim mundësitë tona kundër Inter dhe vërtet më pëlqeu gjithçka nga ekipi im, gjithçka.

Tranzicioni i Interit? Nuk mund ta shmangësh, nuk mund ta kontrollosh. Kur e mban topin, ndodh një moment që ta humbësh atë dhe je i vetëm mbrapa, nuk e kontrollon dot situatën, një pasim i gabuar ndodh. Është vetëm fillimi i sezonit, lojtarët do të ngrenë performancën e tyre më vonë”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/