Interi ia del mbanë, spektakël në merkato pa shitur asnjë nga yjet

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Interi ishte nën presion prej muajsh, sepse deri më 30 qershor duhej të arkëtonte 45 milionë euro nga shitjet, për të rregulluar bilancin.

Në të kundërt, do të shkeleshin rregullat e Fair-Play financiar dhe për pasojë do të vinte përjashtimi nga kupat ose bllokimi i merkatos.

Sot, në ditët e fundit të sezonit 2017/18, Interi ia ka dalë mbanë, sepse ka kompletuar gjithë transferimet që i duheshin për të rregulluar bilancin, por ndërkohë nuk ka shitur asnjë nga yjet e vet.

Sot Interi shiti mesfushorin Karraro tek Atalanta, duke shtuar edhe 5 milionë euro në bilanc, ndërsa Rey Manaj u transferua tek Albasete në Spanjë, duke shtuar edhe rreth 2 milionë euro.

Lista e operacioneve të kryera në qershor është e gjatë, me 12 lojtarë që kanë lëvizur: nga portieri Bardi, deri te Manaj, ndërsa ka pasur fitim edhe nga emra si Kondogbia, Nagatomo e Santon.

Janë larguar Rafinja e Zhoao Kanselo, dy lojtarë cilësorë, por tepër të shtrenjtë, ndaj pas huazimit janë lënë të lirë, por është blerë Raxha Naingolan, blerje e shkëlqyer, si dhe janë afruar disa lojtarë mjaft cilësorë.

Prej nesër, merkatoja nis seriozisht për përforcimet, por ekipi është kompletuar që tani, me emra si De Vrij, Azamoah, Naingolan, Politano e Lautaro Martinez.

 

LISTA E SHITJEVE

  1. Bardi te Frozinone: arkëtuar 1 mln; vlera plus 0,75 mln
  2. Biabiany te Parma: arkëtuar 2 mln; vlera plus 1,6 mln
  3. Betela tek Atalanta: arkëtuar 7 mln; vlera plus 6,9 mln
  4. Karraro tek Atalanta: arkëtuar 5 mln; vlera plus 5 mln
  5. Kondogbia te Valencia: arkëtuar 25 mln; vlera plus 2,5 mln
  6. Nagatomo te Gallatasaraj: arkëtuar 2,5 mln; vlera plus 2 mln
  7. Odgard te Sasuolo: arkëtuar 5 mln; vlera plus 3,8 mln
  8. Radu te Xhenoa: arkëtuar 7 mln; vlera plus 6,95 mln
  9. Santon te Roma: arkëtuar 9,5 mln; vlera plus 8 mln
  10. Valieti te Xhenoa: arkëtuar 5,5 mln; vlera plus 5,5 mln
  11. Zaniolo te Roma: arkëtuar 4,5 mln; vlera plus 2,5 mln
  12. Manaj tek Albasete: shifrat ende jozyrtare, vlera plus 2 mln

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *