“Interi e meriton kreun e Serisë A dhe jam i sigurt që mund ta fitojë titullin”. Fjalë nga një personazh jo dosido, sepse kur flet Ronaldo braziliani, tifozët e Interin menjëherë mallëngjehen.
I pranishëm dje në ceremoninë e dhënies së Topit të Artë, ish-sulmuesi legjendar foli për Interin aktual: “Zikaltrit po luajnë një futboll të shkëlqyer, jam shumë i kënaqur me punën që po bën Luçiano Spaleti. Nga Juventus-Inter kam kujtime të pabesueshme, është një klasike e futbollit italian dhe do ta shoh para televizorit. Ikardi është sulmues i madh, po e tërheq Interin me golat e tij dhe tashmë është një garanci”.
Topi i Artë është zhdukur nga Italia: “Dibala është fenomen, por ende shumë larg Ronaldos dhe Mesit”.
Milani në krizë: “Futbolli ndaj është i bukur, mund të ketë edhe vite të vështira, por e rëndësishme është që klubet e mëdhenj të ringrihen”.