Përfundon pozitivisht tratativa e huazimeve reciproke me Valencian, që blen edhe mbrojtësin zikaltër për 13 mln euro
Interi ka perfeksionuar, më në fund, edhe shkëmbimin mes Kondogbias dhe Kanselos dhe është gati që të mbyllë me Patrik Shik. Pra, me pak fjalë, zikaltërit kanë pritur për fundin e merkatos për të bërë edhe goditjet më të mira. Nga Spanja kanë ardhur edhe konfirmimet e tratativës së mbyllur me Valencian. Xhufre Kondogbia ka kaluar te iberikët, ndërsa Zhoao Kanselo do të vishet zikaltër. Që të dy do të kalojnë në klubet respektive përmes formulës së huazimeve me të drejtë blerjeje. Ndërkohë, ai që ka shkuar përfundimisht në Spanjë, te Valencia, është mbrojtësi Murijo, për të cilin zikaltërit do të përfitojnë shifrën e 13 mln eurove.
SHIRAT – Përsa u përket shifrave, Valencia është gati të paguajë 25 mln euro për mesfushorin francez (rroga e të cilit do të paguhet totalisht nga klubi i tij i ri), teksa Interi do të shpenzojë 35 mln euro për lojtarin e krahut portugez. Një rrugë e kolauduar ajo që të çon në Valencia. Pas shkëmbimit të dy huazimeve, nga ana tjetër, do të jetë Xhezon Murijo ai që, do të transferohet përfundimisht te Valencia. Dhe dje, lojtari, pasi ka pranuar destinacionin e ri, ka zbarkuar në qytetin spanjoll për të kryer vizitat mjekësore, që, sipas traditës, ndiqen nga firma dhe prezantimi.
SULM PËR SHIK – Dhe pasi është mbyllur operacioni i komplikuar në aksin Milano-Valencia, tani Interi është përqëndruar totalisht te çështja e Patrik Shikut. Fakt është që ka një marrëveshje ndërmjet sulmuesit të ri çek por edhe ndërmjet Sampdorias dhe Interit, teksa, zikaltërit kanë ofruar 30.5 mln euro për të marrë lojtarin. Nga ana tjetër, presidenti i Sampdorias Ferrero dje ka hutuar të gjithë, duke thënë se, edhe Roma është në kërkim dhe madje ka ofruar më shumë se Interi për Shikun.