Quhet Lisandro Lopez dhe është afrimi i Interit në merkaton e janarit, për të kënaqur trajnerin Luçiano Spaleti.
Ky i fundit kishte kërkuar qendërmbrojtës me çdo kusht, duke u ankuar hapur pas ndeshjes së fundit në kampionat, ndaj klubi është detyruar të bëjë një lëvizje urgjente.
Lopez është argjentinas, por me pasaportë komunitare dhe kjo e lejon të aktivizohet pa problem. Interi e merr nga Belgjika në huazim, me të drejtë blerjeje për 8 milionë euro.
Sezonin aktual Lopez ka luajtur shumë pak dhe prej disa sezonesh është zgjedhje e dytë të Benfika.