Interi fton tifozët të votojnë, përfshin Kristjan Asllanin në listën për t’u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes

Interi ka siguruar sot kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Italisë. Zikaltrit kanë mposhtur Udinezen me rezultatin 2-0. Titullar në këtë përballje ishte edhe Kristjan Asllani, i cili shënoi gol që nga goditja e dënimit.

Pas përfundimit të ndeshjes, Interi ka shpërndarë një postim në faqen zyrtare në “Tëitter”, ku fton tifozët të votojnë për të shpallur lojtarin më të mirë të ndeshjes. Në mesin e 4 alternativave nuk mund të mungojë edhe Asllani, së bashku me Arnautoviçin, Zielinskin dhe Bisekun./Sport Ekspres/