Interi i Luçiano Spaletit ka humbur rrugën dhe sezoni pak nga pak po kthehet në zhgënjim, por ka edhe edhe një Inter që di të fitojë trofe.
Është Interi Primavera, skuadra e të rinjve drejtuar nga Stefano Veki, që po shkëlqen dhe dje fitoi Super kupën e Italisë, duke mundur 2-1 shtesave rivalin e zakonshem, Romën.
Vendosi një gol i argjentinasit Fakundo Kolidio në minutën e 118-të, me sulmuesin e talentuar që kishte shënuar edhe golin e parë të ndeshjes.
Triumf total i Interit, që në vitin 2015 fitoi Turneun e Viarexhos, ndërsa në vitin 2016 fitoi kampion dhe kupën, gjithnjë me trajnerin Veki në drejtim.
Titullar në finalen e djeshme ishte edhe Armando Rada, mesfushori 18-vjeçar i kombëtares sonë, i cili luajti 88 minuta dhe ka dhënë një kontribut të madh, në një sfidë ku Roma rrallë rrezikoi në fazën sulmuese, ndryshe nga një vit më parë kur e mundi Interin 4-0.
#SupercoppaPrimaveraTIM: Inter campione! ?????
Gli highlights della finale giocata contro la Roma a San Siro ? pic.twitter.com/y1s5u3Sqr5
— Inter (@Inter) January 7, 2018