Flamurtari e Partizani, një sfidë që nis që në avion

0

Antalia kryeqytet i futbollit shqiptar. Të paktën për dy javët e ardhshme duhet quajtur kështu, sepse thuajse gjithë Superiorja zbarkon në bregdetin turk, ku ofrohen kushte ideale dhe temperatura perfekte.

Edhe Flamurtari e Partizani ja e nisur sot për në Turqi, me të njëjtin avion. Një kombinim i çuditshëm, pasi bëhet fjalë për klube rivale për kreun, që deri në Shën Valentin do të përballen tre herë mes kampionatit e kupës. Asgjë anormale, përvec faktit që në stoli  vlonjat është Shpëtim Duro. Arkitekti i Flamurtarit të ri, që po guxon të kërcënojë edhe kreun, por që pak si shpesh është ndalur edhe nga arbitrat, në të shkuarën ka qenë simbol i rindërtimit të Partizanit.

Ashtu si tani në Vlorë, Duro ndërto Partizanin aktual, atë që u ngrit nga rrënojat falë investimeve të Gaz Dëmit dhe që rigjen Europën pak vite më parë. Ishte një Partizan me pak luksoz se i tanishmi, me shumë futboll sesa llafe. Paga të ulëta, rezultate të mira. E megjithatë, Duros i bënë dalje, ose “puç”, sepse te Partizani thonë që këto gjëra i kanë shumë qejf. Ndoshta kjo është një arsye madhore pse Partizani nuk fluturon dhe tifozët turbullojnë sa herë shkojnë në stadium, ose nuk shkojnë fare prej shumë kohësh.

E megjithatë, Duro nuk e ka problem, edhe pse në avion do të jetë më Sulejman Starovën, ai që i ka marrë vendin. Shpesh Duro e ka pranuar se largimi nga Partizani ishte një goditje pas shpine për të, por tani sheh përpara, është kthyer në vlonjat dhe ndoshta Starovës do t’i shtrëngojë dorën. Ndoshta…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.