Tirana gjen miqësoret, priten afrime të tjera

Bardheblutë zyrtarizojnë axhendën në Turqi. Luhen dy miqësore, ndërsa ekipi niset më 13 janar në Antalia

Olsi Avdiaj

Tirana gjen dy miqësore për fazën përgatitore në Turqi. Zyrtarisht klubi Tirana ka zbardhur axhendën për 12 ditët që do të qëndrojë në Turqi. Veç gati dy javë stërvitje, bardheblutë do të zhvillojnë edhe dy miqësore. Përballë bardheblutë do të kenë më 18 janar Tobolin dhe më pas më 20 janar ekipin rus SKA Khabarovsk. Sipas njoftimit, Tirana do të kthehet më 25 janar në Tiranë, pikërisht dy ditë para se të nisë Kategoria e Parë. Vetë klubi ka sqaruar me një njoftim të detajuar gjithë anxhendën turke. Skuadra bardheblu do të zhvillojë përgatitjet dimërore në Antalia. Tirana do të lërë Shqipërinë më datë 13 janar për të zhvilluar një periudhë përgatitore në Turqi deri më datë 25 janar. Gjatë fazës përgatitore bardheblutë do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore përballë FC Tobolit, skuadër e Premier Ligës së Kazakistanit dhe SKA Khabarovsk, skuadër e Superligës së Rusisë. Ndeshja e parë do të luhet në datë 18 janar, ndërsa ndeshja e dytë miqësore në datë 20 janar. Gjatë periudhës përgatitore, Tirana do të akomodohet në “Titanic Lara Resort”,thuhet në njoftim. Zyrtarisht më 12 janar Tirana nis përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Ishte vetë klubi që bëri me dije një fakt të tillë dy ditë më parë. Tirana e vitit 2018 do të zbresë në fushë më datë 12 janar. Futbollistët do të vihen nën urdhrat e stafit teknik për të nisur fazën përgatitore. Ndërkohë që pas nisjes së fazës përgatitore në Tiranë, ekipi do të udhëtojë drejt Turqisë. Prej ditësh lojtarët janë duke u stërvitur në mënyrë individuale. Kështu shumë nga lojtarët pas pushimeve nëpër Shqipëri dhe jashtë vendit janë, duke punuar fort që të jenë në formë në nisjen e stërvitjes.

Afrimet

Dy lojtarë janë afruar deri më sot te Tirana. Ata janë Musa Muhamed dhe Keneth Muguna. Po kështu Tirana ka larguar brazilianin Uellison Olivera, ndërsa pritet që të ketë edhe largime të tjera nga ekipi i parë. Veç afrikanëve Tirana mund të afrojë Kajën që ka qenë te Besa apo edhe ndonjë lojtar tjetër.
Supermarketi Partizani Një ide mbetet edhe tregu vendës. Largimet e Partizanit si Vila, Kotobelli, Malota apo Krasniqi mund të jenë okazione të mira për bardheblutë. Thuhet se menjëherë klubi bardheblu po mendon të afrojë ndonjë prej ish të kuqve, ndonëse pengesat kryesore mbeten që bardheblutë luajnë në Kategorinë e Parë, rroga mund të jetë problem si dhe impakti i tifozëve ndaj një afrimi prej të kuqve.

Axhenda e Antalias
-Skuadra bardheblu do të zhvillojë përgatitjet dimërore në Antalia. Tirana do të lerë Shqipërinë më datë 13 janar për të zhvilluar një periudhë përgatitore në Turqi deri në datë 25 janar.
-Gjatë fazës përgatitore bardheblutë do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore përballë FC Tobol, skuadër e Premier Ligës së Kazakistanit dhe SKA Khabarovsk, skuadër e Superligës së Rusisë.
-Ndeshja e parë do të luhet në datë 18 janar, ndërsa ndeshja e dytë miqësore në datë 20 janar.
-Gjatë periudhës përgatitore, Tirana do të akomodohet në “Titanic Lara Resort”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online