Antonio Konte do të nisë aventurën e re në Champions League përballë Borusia Monshengladbah mbrëmjen e nesërme. Trajneri i Interit ka dalë sot në konferencë për shtyp për të shuar kureshtjen e gazetarëve. Konte shprehet se përvoja është rritur në kampin zikaltër, por fjalët se skuadra e tij shihet favorite mbi Realin e Madridit nët grup e bëjnë të qeshë dhe se nevojitet një vlerësim më serioz.
“Me siguri shkalla e përvojës është rritur falë edhe asaj që bëmë vitin e kaluar me finalen e Europa League. Mendoj se kjo ka rritur përvojën e të gjithëve. Ne shtuam Vidal, i cili sigurisht ka eksperiencë për të shitur. Nga kjo pikëpamje ne largohemi të pajisur shumë herë më mirë.
Unë nuk e di nëse ata na konsiderojnë favoritë nga Madridi. Ata fituan Ligën e fundit. Dhe kanë mbi 100 milion lojtarë në skuadër dhe të cilët kanë fituar shumë Champions. Duke dëgjuar se ata janë jo të favorizuar më bën të qesh. Mendoj se në vlerësime ne duhet të jemi shumë seriozë, të përqendruar për të shmangur bisedat e pakuptimta”, ka thënë Konte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/