“Ditëlindja më e bukur? Te Skënderbeu, pas Partizanit të Beogradit“, Daja ngre stekën: Përse të mos tentojmë maksimumin?

0

Një ditë e veçantë është kjo e sotmja për trajnerin e njohur shqiptar, Ilir Daja, i cili feston sot ditëlindjen e tij të 54-t. Kreu i pankinës së Partizanit vijon të përgatisë ekipin për të qenë në formë sa më të mirë për nisjen e kampionatit, e një gjë të tillë vazhdon ta bëj edhe sot në ditën e lindjes së tij. Në një intervistë për “Sport Time“ në “Supersport“, strategu kryeqytetas ka zbuluar ditëlindjen e tij më të bukur, që i përket periudhës së Skënderbeut.

Më tej Daja ka ngritur stekën për objektivat e “demave të kuq“. “ Kam një skuadër me lojtarë që kanë dalë kampionë, ndaj pse të mos e tentojmë maksimumin?!“, është pyetja që shtron trajneri i Partizanit, duke nënkuptuar se ekipi i tij do të synojë për titullin, pavarësisht se hyn në garë pa merkato të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Në përvjetorin e lindjes keni qenë thuajse gjithmonë në punë. Te cili klub e keni festuar më mirë ditëlindjen?
Ditëlindjet janë të veçantë, por më të veçanta janë fitimet e trofeve. Më mirë nga të gjitha herët e tjera, e kam festuar te Skënderbeu, kur ishim në grupet e Ligës së Europës. Ka qenë fiks pas ndeshjes me Partizanin e Beogradit, pas asaj loje të shkëlqyer që bëmë në “Elbasan Arena”.

Si është gjendja e skuadrës dhe a do të shohim një Partizan për titull këtë sezon?
Tek të gjitha ekipet që kam drejtuar, ndonëse kishim objektiva të tjerë, lojtarëve u kam thënë të sillemi si kampionë. Kam një skuadër me lojtarë që kanë dalë kampionë, ndaj pse të mos e tentojmë maksimumin?!

Keni keqardhje për bllokimin e merkatos?
Ndjej keqardhje për merkaton, por është një kapitull i mbyllur. Ishte piketuar një ekip me afrime që do të përforconte grupin. Afrimet do të rrisnin kualitetin dhe rivalitetin në skuadër, pasi kampionati është i gjatë dhe do të jenë prezente dëmtimet dhe kartonët. Megjithatë që në fillim e dinim që mund të shkonte edhe kështu, ndaj tani jemi gati të gjithë që të sakrifikojmë për të marrë më të mirën nga ky grup dhe për të çuar sa më lart Partizanin.

Çfarë diference ka mes ndeshjeve dhe stërvitjeve, pasi pre dy muajsh vetëm po punoni në fushë?
Sigurisht që stërvitjet janë shumë të nevojshme për të konsoliduar lojën, por ngarkesa maksimale merret në ndeshje. Sado që t’i ngarkojmë lojtarët në stërvitje, asnjëherë nuk i afrohemi impenjimit të një ndeshjeje zyrtare. Më pas dihet që ndikojnë edhe faktorë të tjerë si gara, dëshira për të bërë mirë, etj.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.