“Interi është ekipi më i fortë i “Europa League”, ylli i Shakhtarit “e kërcënon”: Fitojmë me ndeshje të shkëlqyer

Shaktar dhe Inter do të përballen ditën e hënë në gjysëmfinalen e Europa Ligë. Megjithatë mesfushori i Shakhtar Donetsk, Taison duket se e ka hequr presionin nga skuadra tij, pasi e ka etiketuar Interin si skuadrën më të fortë të mbetur krahasuar me tre të tjera të mbetura në  Europa League.

“Ne duhet të përgatitemi mirë për një ndeshje të shkëlqyer, që të fitojmë në gjysëmfinale ndaj Interit. Është thelbësore që të jemi mirë fizikisht. Interi është i shkëlqyeshëm, ata janë skuadra më e fortë në turne dhe do të jetë shumë e vështirë, ”-u shpreh braziliani për mediat pas fitores së tyre 4-1 ndaj FC Basel në fazën çerekfinale të Europa Ligës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online