Interi ëndërron goditjen e madhe, Suning projekton lëvizjen

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Interi i këtij sezoni është krejt ndryshe nga dy edicionet e mëparshme. Zikaltërit po rriten dita-ditës: pas rikthimit në Champions League, klubi ka realizuar disa goditje në merkato, që vetëm pak kohë më parë dukeshin të parealizueshme.

Merita e trajnerit Spaleti dhe e futbollistëve, për rezultatet e arritura, por mbi të e gjitha e Suning, i cili ka rritur dhe do të vazhdojë të rritë edhe më tepër të ardhurat nga Kina. Falë këtyre financave, të cilat kanë pasuruar arkat e klubit, Interi mund t’i lejojë vetes rroga më të larta.

Kjo është arsyeja, përse pas afrimeve të Naingolan, de Vrij dhe të tjerëve, zikaltërit vazhdojnë të ëndërrojnë për të tjera afrime të rëndësishme në të ardhmen. Edhe pse Seria A është vetëm në javën e tretë, drejtuesit janë projektuar edhe në goditjet e radhës. Ëndrra e madhe e klubit është Federiko Kieza.

Fiorentina vendosi të mos e shesë këtë vit sulmuesin dhe ndoshta kjo favorizoi Interin, me kartonin e 20-vjeçarit që vlerësohet 70 milionë euro. Pas problemeve me UEFA-n, për “fair play-n financiar”, zikaltërit do ta kishin të pamundur ta blinin menjëherë. Zgjedhje e klubit nga Firence i ka dhënë besim drejtuesve të Interit, që po përgatitin goditjen e madhe për verën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *