Interesim i ulët, por FSHF e ekzagjeroi me biletat!

0

 

Vetëm thuajse 4500 tifozë në “Elbasan Arena”. Por, problemi s’ishte vapa, por bojkotet e disa tifogrupeve kryesore dhe sidomos çmimi i lartë i biletave. Sekretari Shulku akuzon: Thjesht indiferencë

Vetëm disa muaj më parë, më 28 mars, në miqësore Shqipëri-Bosnje Hercegovinë ishin të pranishëm 4500 tifozë, teksa bëhej fjalë për një ndeshje pa ndonjë interes, nisur edhe nga fakti se kampionati i Superligës ende s’kishte mbaruar. Ndeshja u luajt në “Elbasan Arena”, ashtu sikurse dje, por me ndryshimin e vetëm se interesi ishin 3 pikët dhe që bëhej fjalë për kualifikueset e Botërorit 2018 në Rusi. Shqipëri-Lihtenshtejn ka ofruar të njëjtën panoramë, edhe pse me pak duartrokitje më shumë.

Dhe, kur mungojnë tifogrupet, atëherë ndoshta entuziazmi është i ulët, ashtu sikurse dhe euforia. Vetëm “Plisat” preferuan të ishin në stadium. Por, cilat janë arsyet e një interesimi kaq të ulët? Sigurisht, vapa mund të ndikojë, ashtu sikurse edhe fakti që bëhej fjalë për fundjavën e fundit të verës (pritet shi në javën në vazhdim), por motivi kryesor ka të bëjë sigurisht me çmimet e biletave. Sepse, sipas njoftimit të FSHF-së, disa kohë më parë, nbletat për ndeshjen kundër Lihtenshtejnit ishin 20% zbritje për javën e parë të shitjes. Pra, deri më datën 14 gusht 2017. Më pas biletat dolën me çmim të plotë.

Praktikishtk, për të ndjekur Shqipëri-Lihtenshtejn, minimalisht, për tribunën përballë të tifozëve, duhej të paguaje 800 lekë të reja, teksa tribuna kryesore VIP arrinte deri në 8000 lekë të reja. Një çmim që, duke parë se kundërshtari është i dobët në letër, por sidomos duke ditur që shanset e Shqipërisë për kualifikim nuk janë shumë të mëdha dhe luhet në orar të pazakontë (18:00), mund të ishin ofruar çmime më të arsyeshme. Sidomos sepse kampionati ende s’ka nisur dhe tifozët s’janë në rrymën e atmosferës së ndeshjeve.

Shulku – Përpara ndeshjes Shqipëri-Lihtenshtejn, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku ka folur për mikrofonin e Supersport. Pyejtes së gazetarit Ylli Aga, nëse do të praktikohet metoda për çmime më të lira të biletave për ndeshje ndaj skuadrave të lehta në letër, si në rastin e Lihtnshtejnit, Shulku iu përgjigj: “Mendoj se ai që ka dëshirë të ndjekë Kombëtaren në stadium, vjen përtej çmimit të biletave. Ka pasur edhe promocione nga ana e FSHF për t’iu krijuar lehtësira tifozëve, por kjo nuk është hera e parë që tifozët tregojnë indiferencë në momentin që luajmë kundër ekipeve të ashtuquajtura të lehta në letër”.

 

Çmimet e biletave

Tribuna B3 =8.000 lekë

Tribuna B2 + B4=6.400 lekë

Tribuna A1 + A4=6.400 lekë

Tribuna B1 + B5=4.800 lekë

Tribuna E=2.400 lekë

Tribuna D=1.600 lekë

Tribuna G1=1.200 lekë

Tribuna G2=800 lekë

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.