Vetëm derbi i parë mes tyre dhe interesimi është i jashtëzakonshëm për të ndjekur një Tirana-Partizani. Kjo përballje është vitrina e Superiores, teksa shpeshherë edhe media të huaja vëzhgojnë se çfarë ndodh me futbollin shqiptar.
Kjo vjen edhe për shkakun e spektaklit që ofrohet në tribuna nga ana e të dyja tifozerive, Tiranës dhe Partizanit. Në bazë të informacioneve që janë siguruar deri tani, pritet që kjo ndeshje të shihet nga më tepër se 12.000 tifozë, megjithëse ekziston kapaciteti i 30% që është vendosur nga Qeveria. /Sport Ekspres/