Inter, Milan, Juventus, Napoli/ E zbulon Erjon Bogdani, mesfushorin e Shqipërisë U21 e duan më të mirët në Serie A

Erjon Bogdani ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba dhe të transmetuar në “News 24”, ku ka skanuar lojtarët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet europiane. Ndër të tjera, golashënuesi më i mirë i Kombëtares shqiptare ka folur edhe për talentin e ri që po lind në Serie A. Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin, për të cilin Bogdani zbulon se po vëzhdohet nga 5 skuadrat e para në Serie A, që janë Interi, Milani, Napoli, Juventusi dhe Atalanta.

“Doja të theksoja edhe Asllanin. Një lojtar shumë i mirë. Një lojtar që nuk i ka pasur ato hapësira si Bajrami, por kur trajneri i Empolit i ka dhënë mundësinë që të luajë ka luajtur shumë mirë. Edhe ai po flitet që është një nga lojtarët kryesorë te Empoli. Një lojtar që shumë skuadra, edhe ato 4-5 skuadrat e para në Itali janë duke e vëzhguar edhe është një lojtar me perspektivë”, është shprehur Erjon Bogdani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online