Inter i pandalshëm, Spaleti thyen rekordin e Murinjos

Zikaltërit mundin Veronën dhe rikthehen në vendin e dytë me 29 pikë pas 11 javësh, as “Special One” s’kishte arritur këtë rekord në vitin e tripletës

Interi mposht Veronën dhe rikthehet në vendin e dytë, me 29 pikë në 11 javë, duke thyer edhe rekordin e Murinjos në sezonin më të suksesshëm, atë të tripletës. Një gol i Valeros, që barazohet falë Var-it dhe një penalltie të ish-it Pacini dhe më pas, Perisiç vulos gjithçka, duke i dhuruar zikaltërve 3 pikët e konfirmimit.

ZHBLLOKON BORHA  – Nuk ishte thjesht një ndeshje ndaj një skuadre “modeste”, si Hellas Verona, ajo e mbrëmshmja e Interit, por më shumë se kaq. Një ndeshje konfirmimi për gjithçka pozitive që ka bërë deri tani dhe për faktin se, më shumë se çdo herë tjetër, që në kohën e Murinjos, zikaltërit mund të besojnë në treshen e kreut, atje ku edhe ndodhen momentalisht. Një ndeshje në të cilën, përveç rëndësisë për klasifikimin 3 pikët kishin një rëndësi jetësore për vetë historinë e klubit. Kjo, pasi 29 pikë në 11 ndeshjet e para Interi nuk i kishte parë kurrë. Dhe në “Bentegodi” të Veronës, ndaj vendasve, ndeshja ka nisur me vrull nga ana e të besuarve të Spaletit, të cilët, pavarësisht se kontrollojnë gjithçka (68% zotërimi i topit), kërcënojnë portën kundërshtare rrezikshëm vetëm në të 22’, kur Veçino detyron Nikolasin të bëjë mrekullinë duke pritur topin. Por nuk do të vonojë shumë dhe në të 36’ pas shumë tentativash Interi gjen golin e avantazhit. Krostim i Kandrevës nga e djathta, Ikardi “tërheq” me vete dy mbrojtësit qendrorë, teksa Borha Valero hyn në zonë dhe përballë me portën shtyn topin në rrjetë. 1-0. Goli i tetë në këtë kampionat i ardhur nga një krosim, më shumë se çdo skuadër tjetër në Serinë A. Pjesa e parë do të mbyllej me këto shifra.

TREMB PACINI – Pjesa e dytë nis me Veronën më agresive, teksa në të 57’ Çerçi futet në zonë, Handanoviç del, duke e penguar dhe gjyqtari kërkon ndihmën e Var-it. Penallti për Hellasin dhe Pekia mendon të fusë në fushë goditësin më të mirë, Pacinin, duke nxjerrë Kin. Ish-lojtari i Interit ekzekuton 11-metërshin dhe mposht Handën, duke barazuar shifrat. 21 gola nga 22 penallti për Pacon në Serinë A.

VENDOS PERISIÇ – Veronezët marrin zemër dhe nisin të sulmojnë, por çekuilibrohen shpejt dhe Interi nuk fal. Një kundërsulm i zikaltërve sjell goditje këndi, atje ku topi largohet nga mbrojtja, por shkon në këmbët e Perisiç, që, i pambuluar nga 16 metra largësi godet dhe mposht Nikolasin. Interi sërish në avantazh. Një avantazh që nuk do ta humbasë më. 29 pikë në 11 javë, më mirë se çdo skuadër tjetër, përpara  kësaj të Spaletit.  Rekord dhe vend i dytë për zikaltërit që tashmë konfirmojnë formën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online