Inter i ngadaltë, Zhoao Mario vihet nën akuzë

 

Zikaltërit ndalen, teksa tregojnë sërish se janë të varur nga Perisiç, ndërsa Spaleti e kap me mbrojtësin

Rrugëtimi i Interit të Spaletit thuajse është ndalur në Bolonjë, e rikthyer në jetë vetëm nga një penallti “amatore” e shkaktuar nga Mbaje në fund të ndeshjes. Zikaltërit, në “Dall’Ara” kanë konfirmuar vështirësitë e para ndaj Krotones, por, këtë herë nuk kanë arritur të marrin 3 pikët në fund.  Njëri nga të “akuzuarit” është edhe Zhoao Mario, që sërish ka qenë i paintegruar totalisht në mekanizmat “spaletianë”, por kur është goditur, e gjithë skuadra ka lëvizur me vështirësi dhe shumë ngadalë. Lajmi i mirë qëndron vetëm te pika, sepse në ato kushte, një pikë në Bolonjë mund të marrë vlera të mëdha me kalimin e ditëve.

TË NGADALTË – Më shumë bubullima sesa shi. Dhe, nëse në Krotone një Inter i shëmtuar është shpëtuar nga pritjet e Handanoviçit dhe nga Skriniar dhe Perisiç në fund, një “kopje” e asaj skuadre, më e ngadaltë, ka zbritur në fushën e Bolonjës, duke pësuar cilësitë dhe vrapimet e Simone Verdit, i dyti në këtë kampionat që ka shënuar ndaj Handanoviçit, përveç Xhekos. Dhe, nëse për klasifikimin barazimi në “Dall’Ara” mund të quhet si dy pikë të humbura, në fushë flitet për një pikë të fituar pas një ndeshjeje të luajtur me ritme të ngadalta dhe pa rrezikuar seriozisht portën e Mirantes. Penalltia e shkaktuar nga Mbaje ka ardhur si një “rrufe në qiell të hapur” në një mbrëmje në të cilën Ikardi, i ngjitur në kuotën e 6 golave në pesë ndeshje si sezonin e shkuar, ka vuajtur për të gjetur hapësira të dobishme për finalizimin. Pa lojërat e Perisiç, i kontrolluar dhe i mbuluar nga Mbaje dhe Poli, Interi nuk arriti të zhvillonte lojën e tij ofensive, i ngadalësuar edhe nga numrat e zgjatura në mesfushë të Borha Valeros dhe Zhoao Marios.

PORTUGEZI – Pikërisht portugezi ka përfunduar nën akuzë në Bolonjë. i vendosur në zonën e mesfushës, në rolin më të pëlqyeshëm, teksa është thërritur disa herë nga Spaleti deri te zëvendësimi i menjëhershëm në pjesën e dytë. Hyrja në fushë e Ederit i ka dhënë gjallëri sulmit zikaltër, duke detyruar Polin dhe Pulgarin që të linin hapësira të tjera për krosimet e Kandrevës. Pra, “kambanat e alarmit” të rëna në “Scida” kanë prezantuar “faturën” në Bolonjë, por për një skuadër në ndërtim e sipër janë sinjale normale. Problemi i trekuartistëve duhet zgjidhur, por për të gjetur skuadrën Spaleti nuk ka gjuajtur të gjitha municionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *