Të gjithë po e presin me shumë kureshtje një përballje mes Napolit dhe Juventusit në edicionin e ri, kjo për faktin se në fushë do të jetë dhe Kristiano Ronaldo. Napolitanët iu afruan shuam titullit edicionin e fundit, por bardheninjtë në fund sërish u treguan më të zotët dhe e ruajtën kurorën e kampionit.
“Zonja e vjetër” ka një avantazh me 5 herë fituesin e topit të artë, megjithatë Lorenzo Insinje nuk i trembet një prej lojtarëve më të mirë në Botë, teksa ai tregohet i sinqertë për “Gazzetta Dello Sport” se pret me shumë kuriozitet nëse 33-vjeçari do të përshtate dot me lojën në Itali:
“Unë jam shumë kureshtar ta shoh portugezin se si do të përshtate në kampionatin tonë. Mbrojtësit italian janë shumë të fortë. Ata nuk mund t’i fitojnë të gjitha ndeshje. Ndoshta ata do të ruhen më së shumti për të fituar Ligën e Kampioneve, që është synimi i tyre i madh. Nuk duhet harruar që dy sezone më parë Ronaldo nuk na shënoi me fanellën e Real Madridit.
“Nuk mund të vëmë në dyshim talentin e tij, pasi ka fituar 5 herë Topin e artë, por për mënyrën se si e mendoj unë futbollin preferoj Mesin”.
“ANÇLETOI? Ai transmeton qetësi tek të gjithë dhe është i hapur me ne, po ashtu bën diskutime në grup. Presidenti është më i qetë kur është me të. kemi të bëjmë më një trajner me shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare”.